Kronikë

Sulmohen policët në Malishevë, arrestohen dy e një sulmues ik

Dy persona janë arrestuar në Malishevë, pasi të njëjtit së bashku me një të dyshuar tjetër, kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë kanë arritur që në vendin e ngjarjes t’i arrestojnë dy prej të dyshuarve, ndërsa i dyshuari i tretë ka arritur që të largohet dhe është në kërkim të Policisë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.