Paralajmërimi për bombë në spitalin në Mitrovicë, alarm i rrejshëm

Paralajmërimi për bombë në spitalin në Mitrovicë, alarm i rrejshëm

21 qershor 2018 20:33

22:34 - Doli të jetë i rrejshëm paralajmërimi për bombë në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës.

Njoftimi duket që është dhënë nga disa fëmijë, ndërsa janë duke u hetuar shkaqet e njoftimit të rrejshëm.

Pak para orës 22:00, ekipet përkatëse nga Prishtina kanë dalë nga hapësirat e spitalit, ku nuk është gjetur ndonjë mjet eksplodues.

“Janë identifikuar fëmijët të cilët dyshohet se kanë paralajmëruar bombën në spital. Ata ndodhen në stacionin e policisë dhe jemi duke punuar në ndriçimin e shkaqeve të vërteta të këtij paralajmërimi të rrejshëm”, ka thënë për KosovaPress zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Besim Hoti.

Një paralajmërim është dhënë në mbrëmjen e sotme për bombë të vendosur në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, derisa pacientët dhe mjekët ishin evakuuar nga objekti i spitalit.


Paralajmërim për bombë në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës

Një paralajmërim është dhënë për bombë të vendosur në spitalin e fëmijëve në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa priten njësitë përkatëse nga Prishtina.

Sipas këtyre burimeve, pacientët dhe mjekët janë evakuuar nga objekti i spitalit.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme