Kronikë

Kapet në pikëkalimin e Kullës hajni i kërkuar në Prishtinë

Prishtinë, 21 qershor - Dje në pikën kufitare, Kullë, është arrestuar një person i dyshuar, i cili ishte në kërkim policor. I dyshuari po kërkohej nga stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë, për disa raste të vjedhjeve, njoftoi policia.

Personi i arrestuar, G. LL, mashkull, 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i ,cili nga hetuesit e stacionit ‘Qendra’ në Prishtinë ishte identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve , që janë raportuar në polici (kryesisht janë vjedhje të kuletave).

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të Shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.