Kronikë

Konfiskohen 200 euro false në një bankë në Gjilan

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka konfiskuar 200 euro në një bankë në Gjilan, transmeton Koha.net.

“Më 18 qershor 2018 në bankën ‘Raiffeisen Bank’ në Gjilan ankuesi, arkëtar i kësaj banke, ka raportuar se derisa ishte në detyrë, klienti shqiptar shtetas i Kosovës kishte shkuar për t’i verifikuar një shume të hollave prej 3500 euro, ku dyshohet se kartëmonedha prej 200 euro është e falsifikuar dhe e njëjta është konfiskuar”, thotë PK.

Me vendim të Prokurorit, rasti i referohet NJHR-së në procedura hetimore.