Në Prishtinë e Podujevë shkelen dy këmbësorë

Në Prishtinë e Podujevë shkelen dy këmbësorë

20 qershor 2018 13:19

Në Prishtinë dje rreth orës 11:27 raportohet se një burrë përderisa ishte duke lëvizur me motoçikletë ka goditur këmbësorin, zyrtar policor.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, transmeton Koha.net. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Kurse në Podujevë është arrestuar një burrë, me dyshimin se me veturë ka goditur një këmbësore, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:20.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme