Kronikë

I detyron fëmijët të kërkojnë lëmoshë, shoqërohet një grua në Polici

Foto: Koha / ilustrim

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka shoqëruar një grua në Polici me dyshimin se ka detyruar dy fëmijët e saj të kërkojnë lëmoshë.

Gruaja, e komunitetit Rom nga Mitrovica, këtë veprim e ka bërë së bashku me bashkëshortin e saj, transmeton Koha.net.

“Raportohet se e dyshuara femër K/Rome është shoqëruar në Polici, pasi që e njëjta në bashkëveprim me bashkëshortin e saj mashkull K/Rom kanë detyruar –shtyrë dy fëmijët e tyre të dalin në rrugë për të kërkuar lëmoshë. E njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar”, thuhet në komunikatë.