Roja “e mbush” pyllin e Akërnisë me bimë kanabis, policia e kap “mat”

Roja “e mbush” pyllin e Akërnisë me bimë kanabis, policia e kap “mat”

19 qershor 2018 14:26

Policia e Vlorës ditën e djeshme në vendin e quajtur Pylli i Akërnisë ka gjetur të kultivuara 300 bimë kanabis. Për këtë rast është proceduar penalisht shtetasi V.M., 47 vjeç, me funksion roje mjedisi në A.K.Z.M, raporton “Panorama”.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe shtetasi V.Nune, 61 vjeç, banues në Novoselë, pasi në vendin e quajtur “Sinanaj”, në fshatin Vergo, Delvinë i janë gjetur dhe asgjësuar 265 bimë narkotike fidanë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kultivimi bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi detyrës”, parashikuar nga nenet 284 dhe 248 të Kodit Penal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme