Dy vjet burgim për inspektorin që mori ryshfet Foto: Ilustrim

Dy vjet burgim për inspektorin që mori ryshfet

19 qershor 2018 10:30

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet burgim të akuzuarin B.A., që si inspektor i ndërtimit në nëntor të vitit 2015 kishte kërkuar 5000 euro ryshfet nga A.I., që të mos rrënohet një pjesë e objektit që ishte mbindërtim.

Sipas njoftimit nga gjykata, B.A. kishte thirrur disa herë të dëmtuarin në telefon dhe më pas kishte marrë 3000 euro ryshfet.

“Me këto veprime i akuzuari B. A. ka kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve, ka shqiptuar një dënim prej dy (2) vite burgim dhe një dënim plotësues prej dy (2) viteve ndalimi i funksioneve në administratën publike, pas vuajtjes së dënimit me burg”, thuhet në njoftim të Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Në këtë rast janë liruar nga akuza, V.Sh., M.Sh., B.M. dhe A.B., po ashtu zyrtarë komunalë pasi që “nuk u vërtetua se kanë kryer veprën penale me të cilin ishin ngarkuar”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme