Kronikë

Dy të arrestuar për dhunë familjare në Lipjan e Istog

Dy raste të dhunës familjare janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Në rastin e parë, në Lipjan është arrestuar një person pasi kishte rrahur bashkëshorten. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rastin e dytë, në Istog një person është arrestuar pasi kishte rrahur të bijën dhe kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes. Viktimat janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.