Në Leposaviq, plaçkitet automjeti që bartte para

Në Leposaviq, plaçkitet automjeti që bartte para

19 qershor 2018 09:57

Persona të panjohur të maskuar me armë të gjata nën kërcënim dhe krismë të armëve kanë plaçkitur furgonin e një kompanie në të cilin kishte të holla, të hënën në mëngjes në Leposaviq.

Policia e Kosovës ka thënë se në plaçkitje ishin përfshirë pesë vetura, ku një nga to është gjetur më pas e djegur në një rrugë lokale, ndërsa një tjetër është gjetur skaj rrugës në fshatin Melenicë dhe brenda saj është parë se ka të holla.

Të dyshuarit kanë ikur me veturat tjera, sipas policisë.

Policia ka thënë se ka konfiskuar armë, disa të holla dhe gjëra tjera, përderisa po vazhdon hetimet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme