Kronikë

Për një kontest pronësor axha kanos me armë katër nipat e tij në Prizren

Descriptive Text

Katër burra në Prizren kanë lajmëruar Policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre.

Sipas raportimit të tyre rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje për një kontest pronësor.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:50.

“Katër meshkuj kosovarë, kanë lajmëruar policinë se janë kanosur me armë zjarri nga axha i tyre i dyshuari kosovar. Sipas viktimave, incidenti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që kanë me të dyshuarin rreth një kontesti pronësor”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas raportit rasti po trajtohet në procedurë të rregullt. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 46 fishekë dhe një pushkë ajrore për të cilat i dyshuari kishte leje. Në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.