Kronikë

Arrestohet 59-vjeçari që dyshohet se vidhte telefona, kuleta e dokumente personale

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Ferizaj ka arrestuar një të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

Sipas policisë burri 59-vjeçar, dyshohet se nga votuarat në dy rrugë në qytetin e Ferizajt ka vjedhur telefona, kuleta e dokumente personale.

“Policët hetues pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin V.I (M/K) i moshës 59 vjeçar, i cili me datat: 24.11.2022, 05.12.2022, 25.01,2023 dhe me datën 27.01.2023 në dy rrugët e qytetit të Ferizajt, ‘Zenun Beqa’ dhe ‘Alishefik Spahiu’ dyshohet se nga veturat kishte vjedhur telefona celular të llojeve të ndryshme, portofola me para të gatshme si dhe dokumente personale nga disa qytetarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari sipas njoftimit, ishte në kërkim policor, ndërsa të enjten me datën rreth orës 18:00 është ndaluar në pikën kufitare në Han të Elezit dhe më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Pas intervistimit të tij nga policët hetues, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.