Kronikë

Vdiq gruaja që mori lëndime nga zjarri që ia përfshiu shtëpinë në Pejë pak ditë më parë

Një grua ka vdekur në QKUK të shtunën si pasojë e lëndimeve që mori nga zjarri pak ditë më parë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gruaja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.

Gruaja ishte lënduar kur në rrethana të panjohura zjarri kishte përfshirë dhomën e shtëpisë së saj në Vitomiricë të Pejës.

“Vitomiricë, Pejë, 29.03.2023-14:00. Raportohet se viktima femër kosovare, e cila ka qenë duke u trajtuare në QKUK si pasojë e lëndimeve të marra nga zjarri, me datën 01.04.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i viktimës i është liruar familjarëve”, thuhet në raport të Policisë.