Kronikë

Familjarët rrihen me mjete të forta mes vete për shkak të pronës

Descriptive Text

Katër anëtarë të një familje janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete.

Dyshohet se mosmarrëveshja erdhi për shkaqe pronësore.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes veti, pasi dyshohet se të njëjtit për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Gjilan.

"Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, familjar në mes veti, pasi të njëjtit si pasojë e një kontesti pronësorë janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje".