Kronikë

Arrestohen tre persona për prostitucion, ofronin edhe lokale

Policia ka arrestuar tre persona nën dyshimin se janë marrë me prostitucion dhe për armëmbajtje pa leje.

Ata kanë ofruar edhe lokale për kryerjen e këtyre veprave, sipas policisë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra kosovare nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale të lartcekura duke ofruar edhe lokale për kryerje të veprave. Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë. Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar he me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuara tjetër është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.