Kronikë

Zhduket një vajzë e mitur në Vushtrri

Policia e Kosovës njoftoi se një e mitur nga fshati Reznik në Vushtrri është zhdukur.

Sipas familjarëve, vajza kishte dalë nga shtëpia dhe ende s’ka informacion se ku gjendet ajo, ndërsa u tha se kjo ishte hera e parë që kishte ndodhur ky rast.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. Autoritetet e kanë iniciuar si “person i zhdukur”.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se më datën e lartcekur, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe deri më tani nuk ka njohuri se ku gjendet. Sipas ankuesit është hera e parë që vajza e tij ka dalë prej shtëpie dhe nuk ka njohuri se ku ndodhet. Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin policor.