Kronikë

Digjen dy hektarë pyll dhe një veturë në Ferizaj

Një sipërfaqe prej rreth dy hektarësh pyll në Ferizaj është përfshirë nga zjarri të shtunën në mbrëmje.

Policia ka njoftuar të dielën se si pasojë është djegur edhe një veturë.

Njësitë relevante dhe zjarrfikësit thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.