Kronikë

I dehuri në Raushiq të Pejës ia vë flakën shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person nën ndikimin e alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij të shtunën mbrëma.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Raushiq, 25.03.2023, 22:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ia ka vënë flakën shtëpisë së tij Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante policore si dhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.