Kronikë

Një 42-vjeçar vdiq pasi u godit nga vetura në Prizren

Descriptive Text

Një 42-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura të enjten në Randobravë të Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.

Sipas tij, vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i urgjencës së qytetit të Prizrenit.

“Në ora 19:24 nga ekipi i urgjencës së qytetit të Prizrenit është marrë informata për një person të vdekur si rezultat i goditjes nga një automjet në lëvizje. Rasti ka ndodhur në fshatin Randobravë të Prizrenit. Ekipet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42-vjeçar”, ka thënë ai.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.