Kronikë

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, përfshihen dy vetura

Descriptive Text

Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të enjten në rrugën Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 18:40, ku pos dëmeve materiale nuk është shënuar ndonjë i lënduar.

Njësiti i Hetimeve po merret me rastin.

“Ju njoftoj se me datën 23.03.2023 rreth orës 18:40, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, te ura e Hencit, është shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale në mes të dy automjeteve me tabela vendore. Njësiti i Hetimeve të Autostradës është duke u marrë me rastin dhe duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin policor.