Kronikë

Rrahu dy motrat e tij, dërgohet në mbajtje i dyshuari nga Ferizaj

Arrestim - Peje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën pas mesnatës një burrë në Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tij.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprat e cekura ndaj dy viktimave femra kosovare-motrave të tij. Palët e përfshira pasi janë intervistuar, në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.