Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Prizren

Motel

Një person është gjetur pa shenja jete të dielën në Prizren.

Policia ka njoftuar të hënën se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.