Kronikë

Zhduken një grua në Vushtrri dhe një burrë në Pejë

Dy persona janë raportuar të zhdukur në Vushtrri dhe Pejë.

Sipas njoftimit nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, në Vushtrri raportohet se një grua është larguar nga shtëpia më 18 mars dhe nuk është kthyer më.

Rastin në Polici e ka raportuar një tjetër grua, derisa ka shtuar se nuk dihet vendndodhja e saj. Organet e rendit bëjnë me dije se rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Pejë, është raportuar për një burrë të zhdukur.

Bëhet e ditur se viktima ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.