Kronikë

I dehuri dogji shtëpinë e tij në Istog

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Istog, që në gjendje të dehur dyshohet se ka djegur shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Kaliqan, ku i dyshuari është arrestuar të dielën, e zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. I arrestuari është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “zjarrvënie”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte djegur shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.