Kronikë

Therje në veri, Sveçla thotë se dorasi është pjesë e strukturave paralele

Descriptive Text

Dy persona janë therur me thikë në veri të Mitrovicës, ka bërë të ditur për KOHËN, Besim Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut.

Hoti ka thënë se viktimat dhe dorasi janë serbë.

“Policia po i kryen të gjitha veprimet hetimore derisa mund të them se viktimat dhe dorasi janë të nacionalitetit serb”, ka thënë Hoti.

Lidhur me rastin ka shkruar në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas tij, ka dyshime se dorasi është pjesëtar i strukturave paralele kriminale të Serbisë.

“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor. Njësitet relevante policore tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjestarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë. Njësitet policore do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë”, ka shkruar Sveçla.