Kronikë

Arrestohet një i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar me 10 vjet burgim

Policia-Vetura

Policia e Kosovës ka arrestuar një të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Ai ishte i dënuar me dhjetë vjet burgim, por policia nuk ka treguar për veprën për të cilën ka qenë i dënuar.

“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, dje kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vite burgim, dhe arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhër arrestin ndërkombëtar”, ka njoftuar PK-ja.

I arrestuari me inicialet Xh.S., është 43 vjeç.