Kronikë

Shtetasi i Serbisë ndalohet në Bistricë, i konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruar

Descriptive Text

Një shtetas i Serbisë është ndaluar në orët e hershme të së dielës në fshatin Bistricë në Leposaviq, ndërsa në veturën e tij janë gjetur 30 mijë euro të padeklaruara, të cilat janë konfiskuar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se M.R. (2003) ishte duke drejtuar një veturë Skoda me targa të huaja kur u ndalua.

Rasti është iniciuar si mosdeklarim i pasurisë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur një sasi e konsiderueshme e të hollave në vlerë prej 30.870 euro të cilat personi i dyshuar i kishte të padeklaruara . Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat. Personi i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në vend”, thuhet në njoftimin e Policisë.