Kronikë

Aksident në rrugën Klinë-Istog, rrëshqasin veturat

Descriptive Text

Tri vetura janë aksidentuar në rrugën Klinë-Istog të enjten.

Dy nga to kanë rrëshqitur duke rënë në ujë ndërsa edhe kanë pësuar dëmtime.

Nuk raportohet se ka të lënduar nga aksidenti.

Që nga e enjtja për shkak të reshjeve të dendura që kanë krijuar vërshime në disa pjesë të Kosovës, janë regjistruar edhe disa raste të tilla rrëshqitjesh ndërkohë që janë parë vetura gati nën ujë e ndërtesa e shtëpi që janë vërshuar.