Kronikë

Policia arreston një serb i cili po kërkohej

Të mërkurën është arrestuar një person që po kërkohej nga Policia e Kosovës.

I ndaluar, një serb, është ndaluar në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Policia ka njoftuar se ai po kërkohej me urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë pasi ishte i dënuar për mashtrim.

“I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim”, thuhet në njoftimin e PK-së.