Kronikë

Mori veturën me qira e nuk e ktheu, policia po e heton rastin

Descriptive Text

Një person ka raportuar se një grua ka marrë me qira një veturë më 24 dhjetor dhe ka nënshkruar marrëveshje për ta kthyer veturën deri më 1 janar, porse vetura ende nuk është kthyer.

Gruaja kishte marrë veturën me qira në Aeroportin e Prishtinës. Viktima ka raportuar rastin në Polici të shtunën. Policia ka nisur hetimet, ndërsa rastin po e cilëson “shpërdorim i pasurisë së huaj”.

“ANP-Adem Jashari 14.01.2023-21:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, e dyshuara femër kosovare me marrëveshje prej datës 24.12.2022 ka marrë me qira një veturë deri me datë 01.01.2023, por e njëjta deri më tani nuk e ka kthyer veturën. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.