Kronikë

I dehuri në Podujevë futet në një lokal për të vjedhur rroba, sulmon edhe policët

Një i dyshuar në Podujevë është arrestuar të martën mbrëma për vjedhje të rëndë dhe sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari nën ndikim të alkoolit, është futur në një butik duke vjedhur disa rroba, ndërsa në tim për t’u larguar ka hasur në zyrtarë policorë.

Ai me t’u ballafaquar me zyrtarët policorë ka rezistuar, ndërsa u ka shkaktuar lëndime zyrtarëve.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa pritet të bëhet intervistimit i tij pas këndelljes nga alkooli”, thuhet në raportin e Policisë.