Kronikë

Vetaksident në Prishtinë, lëndohet një person

Një person është lënduar në një vetaksident trafiku të martën, në udhëkryqin që lidh rrugët “Agim Ramadani” dhe “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KOHËS se aksidenti ka ndodhur në orën 10:00, derisa është përfshirë një veturë.

“Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, thuhet në njoftimin policor.

Ndërkohë, Ahmeti njoftoi se edhe një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku është përfshirë një veturë.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Njësiti i trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftim.