Kronikë

Digjet një veturë në autostradën Prizren-Prishtinë

Në veturë është përfshirë nga flaka pasditen e së dielës në autostradën Prizren-Prishtinë, në rajonin e Malishevës.

Lexues të KOHËS kanë dërguar pamje të veturës që digjej, derisa prezente në vendngjarje ishte edhe Policia e Kosovës.

KOHA ka pyetur Policinë për incidentin, por deri në momentin e raportimit s’ka marrë konfirmim zyrtar.