Kronikë

Klienti në Prishtinë ia merr një kompanie monitorin e kompjuterit

Një person raportohet të ketë marrë nga një kompani një monitor kompjuteri, në shenjë pakënaqësie me shërbimin.

Në njoftimin e Policisë të martën thuhet se rasti ka ndodhur në Prishtinë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se klienti i tyre i dyshuari mashkull kosovar në shenjë pakënaqësie me shërbim i kishte marr nga zyra një monitor kompjuteri. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.