Kronikë

Gjendet i vdekur një 37-vjeçar brenda një veture në Kaçanik

Descriptive Text

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veturë në Kaçanik.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke u zhvilluar.

“Sot, rreth orës 16:25 policia e Kaçanikut ka pranuar një informacion se në rrugën "Vëllezërit Çaka" në Kaçanik, në një veturë dyshohet se një person Z.S., (M/K) i moshës 37 vjeçar dyshohet se është pa shenja jete. Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me një ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima është pa shenja jete. Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka nisur hetimet”, ka thënë Veseli.