Kronikë

Mbyllen 44 lokale të masazhit në Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 dhjetor ka inspektuar 53 lokale të masazheve, derisa janë mbyllur 44 prej tyre gjatë një operacioni të Policisë me inspektorët kompetentë.

Policia ka bërë të ditur se po ashtu janë shqiptuar gjoba për parregullsitë e evidentuara në këto lokale.

Aksioni është zhvilluar në nivel vendi.

Njoftohet se në aksionin e Policisë janë hasur 145 persona. 25 prej tyre janë shtetas të huaj, të cilët bëhet e ditur se do të trajtohen në bazë të ligjit për të huaj.