Kronikë

Një i vdekur dhe pesë të lënduar nga aksidenti në Arllat

Një aksident me fatalitet ka ndodhur paraditen e së enjtes në rrugën Arllat – Malishevë, ku si pasojë ka mbetur i vdekur një person dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime.

Në aksident, i cili ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit, u përfshin dy vetura në lëvizje, ka konfirmuar Polica e Kosovës.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.