Kronikë

Arrestime në Shtime e Kaçanik për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar të hënën një person në Shtime e një në Kaçanik, me dyshimin se kanë shkaktuar dhunë në familje.

Sipas njoftimit, i dyshuari me inicialet R.I., 60-vjeçar në Shtime, i ka shkaktuar dhunë psikike resë së tij.

Ndërsa, në Gërlic e Epërme të Kaçanikut, Policia ka arrestuar një 29-vjeçar që dyshohet se i ka shkaktuar dhunë psikike motrës së tij dhe ka dëmtuar derën e shtëpisë.

“Policia të dyshuarit, në të dy rastet i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues të dhunës në familje, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin policor.