Kronikë

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një vajze në Viti

Descriptive Text

Të enjten është arrestuar një person i dyshuar për dhunimin e një vajze një ditë më parë, 23 nëntor.

27-vjeçari i dyshuar është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

“Me 24.11.2022, zyrtarët policor të njësitit të hetimeve të përgjithshme, kanë arrestuar një person të dyshuar për dhunim të ndodhur në një fshat të Vitisë, vepra e cila është raportuar me datën 23.11.2022. Personi i arrestuar: -Xh. Z mashkull, 27 vjeç, i dyshuar për dhunim, me urdhër të prokurorit të shtetit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh.