Kronikë

Aktakuzë ndaj 7 të dyshuarve që u kapën me 400 kg kokainë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer disa vepra të ndryshme penale.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin se është ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me iniciale I.SH, F.V, K.SH, K.B, F.B, H.SH, N.M. për shkak se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, lidhur me veprën penale ’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’, ’Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë .

Sipas Prokurorisë rasti për të cilin është ngritur aktakuza, ka të bëjë me substancën narkotike të llojit kokainë, në sasi prej 400 kg, e cila është sekuestruar në hapësirën e kompanisë “MC FOOD” sh.p.k. në Lipjan.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në aktakuzë përveç tjerash ka propozuar sekuestrimin e mjeteve të cilat janë përdorur për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur në maj të vitit 2021.