Kronikë

Vidhen mbi 1,000 bulona të hekurudhës në Klinë

Një punëtor i Infrakosit ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë kryer vjedhje në hekurudhë në fshatin Volljakë të Klinës.

Sipas njoftimit të policisë të shtunën, dyshohet se janë vjedhur 1,060 bulona të hekurudhës.

“Ankuesi mashkull kosovar punëtor i INFRAKOS-it, ka informuar se perona të pa njohur kanë vjedhur 1060 bulona të hekurudhës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.