Kronikë

Aksioni nëpër “Call Center” në Prishtinë, një shtetas izraelit në mesin e të arrestuarve

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e të martës në disa  “Call-Center” në Prishtinë. Sipas Policisë janë arrestuar 14 persona në këtë qendër, ndërsa në mesin e tyre është edhe një shtetas izraelit.

Janë arrestuar shtatë burra kosovarë dhe gjashtë gra kosovare. Dyshohen se kanë arritur të mashtrojnë persona në vende të ndryshme.

Prishtinë (NN) 08.11.2022 – 14:00. Në një qendre të thirrjeve janë arrestuar një mashkull shtetas Izraelit, shtatë meshkuj kosovar dhe gjashtë femra kosovare, nën dyshimin e bazuar se përmes komunikimeve telefonike kanë arrit të mashtrojnë persona të ndryshëm në vende të ndryshme. Si prova material janë sekuestruar dy vetura, 167 kompjuter, 3 laptopë, 21 telefona mobil, 2 DVR, 2 HDD, 2 USB dhe dokumentacion të ndryshme. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kosovës.