Kronikë

Dy raste të dhunimit në Prishtinë e Skenderaj, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunimeve në Kosovë në 24 orët e fundit.

Sipas raportit 24-orësh, njëri rast ka ndodhur në Prishtinë, derisa i dyshuari është arrestuar, ndërkaq rasti tjetër ka ndodhur në Skenderaj, derisa i dyshuari për dhunë është person i panjohur.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar në bazë të dyshimit se i njëjti ka abuzuar-dhunuar viktimën femër kosovare. I njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim për rastin e dhunimit në Prishtinë.

“Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhet në njoftim për rastin e Skenderajt.