Kronikë

Aksident në Drenas, vdes një këmbësor

Një person ka vdekur në rrugën “Bardh i madh” në Drenas, në një aksident rrugor të dielën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KOHËS se në aksidentin që ndodhi rreth orës 17:00, është përfshirë një veturë në lëvizje dhe një këmbësor.

Vdekjen e këmbësorit, sipas Ahmetit, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, derisa Policia po punon në zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se në rrugën 'Bardh i madh'-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur t'i përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin policor për KOHËN.