Kronikë

Arrestohet një i mitur në Fushë-Kosovë për sulm seksual ndaj një të miture

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka arrestuar një të mitur në Fushë-Kosovë, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur.

Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar (i mitur) pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën kosovare (e mitur). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh”, thuhet në njoftim.