Kronikë

Dy vdekje të dyshimta në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Descriptive Text

Policia e Kosovës njoftoi se të hënën një person ka vdekur të hënën në Zveçan, pasi ka humbur kontrollin gjatë vozitjes së traktorit. Në njoftimin policor thuhet viktima është dërguar në spital dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim, derisa rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”.

Policia njoftoi se nën rrethana të dyshimta, një person ka vdekur në Leposaviq të hënën. Vdekjen e ka konfirmuar mjeku kompetent, derisa trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoninë e varrimit.

“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësia policore dhe ekipi mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës kosovar. Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi”, thuhet në njoftim.