Kronikë

Në Prishtinë arrestohet një person i kërkuar nga Austria

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë të hënën një person të kërkuar nga Austria.

I dyshuari H. Z. (40) është kapur në rrugën “Fehmi Agani”.

“Në koordinim me Njësitin për bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës, respektivisht me Departamentin e Krimeve të Rënda, personi i arrestuar : H.Z mashkull, 40 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, është njoftuar nga Policia e Kosovës.