Kronikë

Katër të lënduar nga katër aksidente në rrugën Prishtinë - Pejë

Katër aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë së enjtes në rrugën Prishtinë-Pejë.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i ka thënë KOHËS se aksidenti i parë është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 13:00, midis dy kamionëve.

Nga ky aksident asnjë person nuk është lënduar.

Në po të njëjtën rrugë është raportuar edhe për tri aksidente tjera në një periudhë të shkurtër.

Në njërin prej tyre, katër persona janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë). Në këtë aksident nuk ka persona të lënduar. Kurse, në afërsi kanë ndodhur edhe tri aksidente tjera. Në njërin nga aksidentet, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.