Kronikë

Arrestohet burri i 41-vjeçares Isufi, që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Zvicër

Ekonomistja 41-vjeçare Shqiponja Isufi dyshohet se ka qenë viktimë e femicidit. Kjo po e trazon diasporën shqiptare

Të dielën në mëngjes, 41-vjeçarja Shqiponja Isufi, ekonomiste e profesoreshë ishte gjetur e vdekur në një shtëpi në Bergdietikon AG pranë kufirit me kantonin e Zuerichut, tregon “Tages Anzeiger”.

Ajo ishte e njohur për diasporën, por edhe në Kosovë.

Nuk dihej më parë se gruaja dyshohej se ishte viktimë e femicidit.

Policia kantonale e Aargaut ka konfirmuar se një palë e tretë ishte e përfshirë. Njerëzit e afërt të të ndjerës kishin alarmuar policinë. Bashkëshorti i Shqiponja Isufit është arrestuar të hënën. Ai është një 47-vjeçar shqiptar i Maqedonisë së Veriut, i natyralizuar më shumë se 20 vjet më parë.

Zyra e Prokurorit të Aargaut ka dërguar një deklaratë.

Në të thuhet se ka hapur rast për vrasje me paramendim.

Policia mori thirrje urgjente të dielën se gruaja ishte mbyllur në banjë dhe nuk po i përgjigjej thirrjeve të familjarëve. Më pas Policia ka mundur të hapë derën, por ka gjetur të vdekur 41-vjeçaren.

Rrethanat e sakta dhe mënyra e krimit janë ende të paqarta dhe është objekt i hetimit, ka thënë Prokuroria. Ajo ka thënë se për bashkëshortin e arrestuar të Shqiponjas vlen perzumimi i pafajësisë.

Vetëm dy vjet, Isufi tha në Ditën e Biznesit të Lihtenshtajnit: “Prapa çdo gruaje të fortë qëndron një familje e fortë!”

Ajo e lavdëroi bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e tyre gjatë mbylljes, kur shkollat ishin të mbyllura, dhe se ajo mund të vazhdonte të punonte. Ajo punonte si audituese me një organizatë Zvicerane. Ishte kontabiliste e certifikuar dhe pedagoge në Universitetin e St. Gallenit.

Shqiponja Isufi kishte shkuar në Zvicër në vitin 1990 si 9-vjeçare.

Prindërit e saj kishin migruar nga Gjilani. Ata konsideroheshin të përndjekur politik. Familja Isufi arriti në Emmen të Luzernit. Ajo e kishte përshkruar Luzernin si shtëpi të saj.

Megjithë sukseset asaj nuk i pëlqente roli i “modeles kosovare”.

Kishte bërë thirrje për zhvillim të Kosovës.

“Perëndimi duhet ta ndihmojë vendim tim të ketë një shans”, kishte thënë ajo në “Sonntags Zeitung” para disa vjetëve.

Bashkëshorti i Shqiponja Isufit ka gjasa të qëndrojë në burg për një kohë. Prokuroria në Baden ka bërë kërkesë për mbajtjen e tij në paraburgim.