Kronikë

Ndalohet shtetasi i Shqipërisë në Vërmicë, kishte 1.3 ton ushqim për shpezë pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me targa të Shqipërisë në pikën kufitare në Vërmicë, ndërsa në të janë gjetur 1.3 ton ushqim për shpezë pa dokumentacion përkatës.

Siç ka njoftuar Policia, shoferi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe malli janë sekuestruar përkohësisht.

Në vend të ngjarjes doli edhe inspektori i ATK-së. Rasti është cilësuar nga Policia si "tregti e ndaluar".